Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë dhe për agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”. Ai ka përsëritur qendrimin se, qëllimi i opozitës është dëmtimi i rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë deklaron se Partia Socialiste është e vendosur të shkojë më 30 Qershor në zgjedhjet vendore. Thotë se nuk ofron asnjë zgjidhje tjetër dhe se “është koha për të dëgjuar njerëzit”.

Rama shton se do të rifillojë thirrjet për dialog të pakushtëzuar pas votimeve.

Veritas.com.al/