Vdekja për një terrorist nis nga rruga e tij e jetës.

Domethënë nga sjellja e tij, nga kontaktet e tij, nga strofullat e tij të mundshme.

Mund të dalë rrallë ose kurrë nga ajo strofull, por edhe kjo kthehet në shënjestër në gjuetinë ndaj tij.

Ndodhi me Osaman (bin Laden), me Kalifin al Bagdadi dhe tani me al-Zawahirin.

Eliminimi i liderit kaedist tregon shumë. I pari vendstrehimi. Jo një shpellë apo një shtëpi në një zonë të largët, por një ndërtesë në Sherpoor, një zonë banimi në Kabul, disa dhjetëra metra larg ambasadave perëndimore.

Bin Laden kishte bërë një zgjedhje të ngjashme: Jetonte në kompleksin e famshëm në Abbottabad, qyteti pakistanez ku ndodhet një akademi ushtarake.

Në të dyja rastet ka pasur bashkëpunim dhe tolerancë.

Më pak e deklaruar është ajo e Pakistanit, ndërsa mikpritja e talebanëve për Ajmanin është e dukshme.

Kamuflazhi më i mirë është të qëndrosh pranë “zemrës”, jo në periferi.

Të kërkuarit si Zawarihi kanë një shpresë për t’u shpëtuar ndjekësve të tyre vetëm nëse mbeten pa lëvizur nga “baza” e tyre.

Kjo nuk është me zgjedhje, janë të detyruar ta bëjnë.

Nëse vendosin të ndryshojnë ambjentin, ata rrezikojnë.

Ekstremisti egjiptian ndërmori hapin dhe CIA zbuloi lëvizjen e tij në kryeqytet me familjen në fillim të këtij viti.

Prej këtu filloi tjerrja, kompozimi i rrugës së jetës, vendndodhja dhe identifikimi i mundshëm.

Edhe pse SHBA-të e kanë braktisur Afganistanin, inteligjenca e ka bërë punën e saj në mënyrë efektive.

Pra, nëse mjeku egjiptian do të kishte mbetur në zonat tribale ose në ndonjë grykë të largët, do të ishte më e vështirë të zbulohej.

Por objektivi, duke u vendosur në qytet, shkurtoi distancat, duke bërë të mundur veprimin e informatorëve në terren.

Edhe pse me shumë kujdes duke pasur parasysh vigjilencën e aparatit radikal Haqqani, i cili ka qenë gjithmonë mbrojtës i kaedistëve dhe sot është në krye të sigurisë afgane.

Spiunazhi amerikan përsëriti modelin e përdorur për të likuiduar bin Ladenin.

Teknikët ndërtuan një model të shtëpisë duke kombinuar vëzhgimin nga afër, zbulimin satelitor dhe kushedi çfarë tjetër.

Biden-it iu ofrua një moket i shtëpisë në Kabul dhe vuri në dukje pikën e dobët: zakonin e Zawahirit për të dalë hera-herës në ballkon.

Ky zakon ndoshta përsëritej çdo mëngjes dhe sytë që e kanë parë e kanë regjistruar.

Një ballkon si dritare, në të gjitha kuptimet, e përdorur nga droni për të lëshuar raketat e tij “Hellfire”.

( Shkruar nga Guido Olimpio i “Corriere della Sera”)