Presidenti mund të jetë me opinion të keq moralisht, por ka politika që po rritet papushim në popull.

Nga: Dominic Green/

Amerikanët harruan korrupsionin e tyre me qëllim që të shijojnë pafajësinë e tyre. Kur Republikanët dhe Demokratët luftojnë për të gjetur rrugën përpara dhe presidenca është tërësisht në rrugë, lufta e ish shefit të FBI, James Comey dhe starit të ‘reality’ në Televizion, Donald Trump, është përgjithësisht inkurajuese

Për pavarësisht ndarjes partizane, psikika e Amerikanëve mbijeton. Puritanizmi, pak pornografi dhe shpirti i shërbërtorit qytetar jetojnë bashkë me mishin e presidentit.

Intervista e fundit e Comey, të shtunën në ABC News nuk ishte asgjë më shumë veçse i vinte rrotull librit të Michael Woolf të titulluar dhe njohur botërisht ‘’ Fire and Fury”.

Kaq shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë kur u shkrua ky mishmash saqë është venë në rolin e dytë të të thashethemeve. Në atë kohë Woolf shpalli se me atë libër mund të hidhte poshtë Donald Trump. Por sot, Trump, edhe pse i sulmuar nga njerëz exscentrikë si Elton John, ndodhet akoma në pozitë akoma më mirë se më parë.

Comey gjithashtu ka një libër për të promovuar. Ai e ka titulluar ‘A Higher Loyalty’, (Besnikëri e lartë) për të na kujtuar se çfarë karakteri ka paraqitur në luftën e Manichaean. Jacov kundër Engjellit, Kristianët e Bunyan kundër  Miqve të Apollonit dhe tani Comey kundër Trump…

Comey e quajti  Trump  ‘moralisht i papërshtatshëm’ për president. ‘Një person që shikon ekuivalencë morale në Charlottesville, i cili flet rreth kësaj dhe i trajton gratë si copa mishi, që gënjen në mënyrë konstante rreth çështjeve të mëdha e të vogla dhe insiston se amerikanët besojnë, ky person nuk meriton të jetë president, sipas moralit”- thotë Comey.

“Dhe ky- sipas tij- nuk është burrë shteti.

Comey këtu e ka fiksimin. Por ‘A Higher Loyalty’ nuk është libër rreth Trump. Amerikanët e dinë se sa shumë gjëra të tilla janë thënë para se Trump të vinte në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ata votuan për Trump.

(Vijon)

Veritas.com.al/