 
Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët, i cili sipas meteorologes, Lajda Porja do të zgjasë deri në fundjavë.
Meteorologia shtoi se ditën e mërkurë pritet reshje shiu në formë rrebeshi vetëm në skajin verior të vendit.
“Ka nisur territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet kanë qenë prezente, jo vetëm kryeqytet, por në të gjithë vendin.
Parashikohet që deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, vranësirat do të jenë në pjesën e dytë të ditës, më të dukshme në zonat malore.
Dita e mërkurë do të rrezikojë rrebeshe të forta shiu vetëm në skajin verior” tha ajo.
Sa i përket temperaturave, ato do të arrijnë deri në 32 gradë maksimale në zonat jugore dhe 25 në ato malore. Temperatura që sipas meteorologes janë 6-7 gradë më të larta krahasuar me vlerat që duhet të shënojë muaji tetor.
Ajo theksoi dy ditët më të nxehta do të jenë, e mërkura dhe shtuna.
“Sa i përket temperaturave, mëngjeset luhaten 8-9 gradë minimalet, ndërkohë maksimalet në zonat malore ngjiten deri në 25 gradë.
Bregdeti dhe zonat e ulëtë, megjithëse është relativisht freskët, minimalja luhaten nga 12-13 gradë dhe maksimale deri në 32 gradë.
Ditët më të nxehta do të jenë dita e mërkurë dhe dita e shtunë, ku zonat jugore presim temperatura deri në 32 gradë, që janë 6 apo 7 gradë më të larta krahasuar me vlerat që duhet të shënojë tetori” shtoi meteorologia.
Në lidhje me Rajonit, si Kosova ashtu edhe Maqedonia do të ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
“Sa i përket vendeve të Rajonit, Kosova dhe Maqedonia ndodhen në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që moti të jetë i kthjellët, vranësirat janë prezentë, nuk priten reshje shiu.
Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 25 gradë, ndërsa Maqedonia pret temperatura deri në 27 gradë celcius” përfundoi Lajda Porja.
 
 
	
 76 452
 76 452		 
	
 
	
 
	
