(FOTO: John Kerry, sekretar i Shtetit i SHBA)/

Plani i Barack Obamës për sulmet në Siri ishte devijuar papritur nga David Cameron dhe anëtarët Britanik të Parlamentit, tha të Enjtën Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry.

Pressidenti Amerikan tha do të mund ta kishte bombarduar Sirinë në qoftë se do të kishte armë kimike; por nuk e ndoqi këtë premtim. Dështimi për ta realizuar atë që ai e quajti “vijë e kuqe”, pasi Presidenti Bashar al-Assad përdori gaz sarin në rrethinat e  Damaskut, në Gusht 2013, nga disa është parë si gjëja më e keqe që ndodhet në trashëgiminë e Obamës.

Parlamenti britanik votoi kundër sulmeve ajrore për të cilat kishte folur Obama e të tjerë si një faktor shkakësor, por Kerry e bëri lidhjen vetëm një javë pas zënkave diplomatike me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, mbi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që ndëshkon Izraelin.

/Veritas.com.al/ London Guardian/