Ajo është veç 18 vjeç, motra më e vogël e  Salman Abedi. Ne Facebook ka dy profile në të cilat poston fotografi me rroba dhe çanta, duke lavdëruar Allahun.

Ajo sygjeron shpesh ‘fansat’ e saj se të veshin shaminë e kokës. Bën një jetë perëndimore dhe mëson  mësimet Islame, njëkohësisht- shkruan ‘Corriere.it’.

Deri më 23 maj askush nuk e dinte se kush ishte ajo, tani ngjarja e  Manchester e rriti rëndësinë e saj në lajme. Sikur asgjë të mos ishte, tani për kureshtarët Jomana është mbi të gjitha motra e vogël  të Salman Abedi, autori 22 vjeçar i masakrës në Manchester.

Sipas raporteve të “Telegraph” Salman është fëmija i dytë  nga katër fëmijët e një çifti të refugjatëve libianë që emigruan në Mbretërinë e Bashkuar për të shpëtuar nga regjimi i kolonel Gadafit. Nëna, Samia Tabbal, 50 vjeç dhe babai, Abedi Ramadan, ka qenë një roje  sigurie, i cili ka jetuar në Londër para se të lëvizin në rrethin e Falloëfield, në jug të Mançesterit, ku ata kaluan të paktën dhjetë vjet. Jomana është më e vogla e familjes, e vetmja femër e  çiftit. Ajo shkruan në rrjetet sociale sikur është një vendase e Tripolit në Libi. Lindi në Manchester, dhe shpjegon se si ka mbaruar Universitetin në Ëhalley- Gama, para se të fillonte të  punojë në xhaminë në  Didsbury në vitin 2013

/Veritas.com.al/

Jomana Abedi, spunta in Rete la sorella minore dell’attentatore di Manchester