Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë më 15 mars dhe një pjesë të rajonit.
I pari, lidhet me konfirmimin e mbështetjes dhe qëndrimit evropian për integrimin e rajonit, ku pritoritet ka hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zyrtarisht.
Vizitat do të nisin më 13 mars me Shkupin. Më pas, do të jetë radha e Shqipërisë dhe më tej e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Takimet e Borrell në Tiranë, përfshijnë atë me kryeministrin Edi Rama. Vend për takime do të ketë edhe me zyrtarë të tjerë dhe aktorë të shoqërisë civile.
Ndërsa, pas një pune të gjatë në angazhimin me rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombëtar nëpërmjet programit EU4Culture, do të ketë edhe një ngjarje për inaugurimin e ndërfaqes së mozaikut të rikonstruktuar.