Në një intervistë për gazetën Panorama, Jozefina topalli- ish nënkryetare e PD, ka thënë se “nuk ka të majtë e të djathtë…, të gjithë punojnë bashkë”. Ajo tha se: të huajt tregojnë se Rama flet me shpesh në telefon me Bashën se me Fugën e tij””.  Fuga është ndihmësi më i afërt i kryeministrit Rama.

Jozefina shkruan:

‘Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës është shumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës.

Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas.

Ata besojnë në fakt, se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ata ndihen të tradhtuar nga pazaret e ulëta që vazhdojnë.

Atyre iu premtua çdo vit se me protesta do rrëzonin qeverinë, por protestat nuk ndodhnin se “papritmas” vinin pushimet për Krishtlindje, pastaj festat e Pashkëve, pastaj vakancat e verës.

Atyre iu premtua se do fillonin mosbindjen civile, por as kjo nuk u bë, bile as nuk filloi ndonjëherë. Iu premtua se do kalonin mbi trupin e Bashës e ministri i Brendshëm nuk do guxonte të hynte në zyrë. Demokratët u tradhtuan me çadrën, me Babalen, që për çudi nuk ndihet më, me Teatrin, për të cilin mezi cicërojnë më.

Shtatori do ishte muaji i mbushjes së shesheve si në Rumani, por Lulzim Basha takohet vetëm ndër vedi, me grupin e tij të vogël të deputetëve në hotele luksoze të vendit. Në krah të tij ndihet ngrohtë me njerëz të përfolur pa fund për korrupsion (me ndonjë përjashtim të vogël).

Nuk shkon në Parlament, por as nuk djeg mandatet. Flet kundra Ramës në TV, por ndërkohë të huajt tregojnë se Rama flet me shpesh në telefon me Bashën se me Fugën e tij”.

Veritas.com.al/