(FOTO: Julian Assange flet nga ballkoni i ambasadës Ekuadoriane në Londër)/

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange u shfaq në ballkonin e ambasadës Ekuadoriane të Londrës ditën e Premte pasdite pasi Suedia njoftoi se kishte pushimin e hetimeve ndaj përdhunimit të dyshuar.

Duke e quajtur zhvillimin e ditës së sotme si një ‘fitore e rëndësishme’, zoti Assange , 45 vjeç, i cili kishte kërkuar azil politik në ambasadën e Ekuadorit të Londrës që në vitin 2012 me qëllim që t’i shpëtonte ekstradimit në Shtetet e Bashkuara ku ai përballet me akuza të spiunazhit. Që nga ballkoni ai qortoi ashpër “drejtësinë e tmerrshme që e çoi atë në burgosje. Gjithashtu ai qortoi ashpër edhe Bashkimin Europian që e lejoji situatën e krijuar që të zhvillohet deri këtu.

Duke folur për gazetarët që nga ballkoni, zoti Assange tha: “Shtatë vjet pa akuzë dhe pa pagesë, ndërsa fëmijët e mi u rritën pa mua. Kjo është një gjë që unë mund ta fal, kjo nuk është një gjë që unë mund ta harroj”- tha ai.

/Veritas.com.al/