Sipas një raportimi të shkurtër Nikki Haley po jep dorëheqjen nga administrata e presidentit Donald Trump dhe nuk do të shërbejë më si ambasadore e Shteteve të bashkuara në OKB- por data ekzakte se kur do të largohet, akoma nuk është bërë e njohur.
Raporti vjen nga Axios, i cili në mënyrë të gabuar transmetoi një “scoop” të tillë para disa javësh- ku raportonte se zëvendës prokurori i Përgjithshëm, General Rod Rosenstein ka ofruar dorëheqjen para shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. Rosenstein që atëherë ka takuar presidentin dhe akoma shërben në Departamentin e Drejtësisë. Reporteri Jonathan Sëan tani pohoi se Presidenti Trump “ka pranuar” dorëheqjen e Haley.
Momentet pasi u shpërnda ky raportim, presidenti Trump njoftoi se ai dhe Haley do të bëjnë një “njoftim të madh” brenda Zyrës Ovale në ora 10:30 a.m., raporton Breitbart News
Veritas.com.al/