Për herë të dytë në më pak se dhjetë vjet, CalExit në Kaliforni do të mbledhë firma për të drejtën e shkëputjes nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas ‘Sacramento Bee’, Prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Xavier Becerra i garantoi grupit të mbetur ‘ CalExit’ të drejtën për mbledhjen e firmave që të nisë votimet për referendumin:

Prokurori lëshoi një format fletë- votimi ditën e Martë. Fushata mund të nisë tani duke mbledhur firmat e më shumë se 585 mijë personave që nevojiten për të kualifikuar votimin  vitit 2018.

Iniciativa mund të formojë një komision që do të rekomandojë rrugën për Kaliforninë që të ndjekë pavarësinë e saj. Por më parë duhet të anulojë kushtetutën e shtetit të Kalifornisë që thotë se ‘është pjesë e pandashme’ e Shteteve të Bashkuara. Masat e parashikuara mundtë instruktojnë qeverinë dhe delegacionin kongresal të Kalifornisë për të negociuar më shumë autonomi për shtetin.

Kjo do të jetë përpjekja e dytë për t’i vënë kërkesat e shkëputjes në votimet e vitit 2018. Përpjekja e parë dështoi, dhe kjo më pas u tërhoq nga konsiderata në muajin Prill.

Iniciativa origjinale ishte mbuluar nga thashethemet mbi përzierjen e Rusisë dhe ndryshimet e papajtueshme brenda lidershipit.

Iniciativa mund të rezultojë në daljen e Kalifornisë nga Shtetet e Bashkuara, por mund t’i lejojë shtetit që të jetë “me sovranitet të plotë funksionim dhe komb autonom” brenda Shteteve të Bashkuara.

Veritas.com.al/