Senatorja Demokrate, Kamala Harris, e cila përfaqëson Kaliforninë, thotë se do të garojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Harris, që është zgjedhur në vitin 2016, më parë ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë.

“E dua vendin tim”, tha ajo për programin ‘’Good Morning America”në NBC, duke shtuar se do të ‘luftojë për më të mirën e asaj çfarë ne jemi”.

Një zë kritik i Presidentit Donald Trump, zonja Harris është e pesta Demokrate që i bashkohet luftës brenda partisë së vet për nominimin në zgjedhjet e vitit 2020.

Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney kanë deklaruar gjithashtu se do të tentojnë të garojnë.

Veritas.com.al/