Vizita e kancelarit austriak Karl Nehammer në Rusi për bisedime me Vladimir Putin ishte e para nga një udhëheqës i BE-së që nga pushtimi.
Teksa pritshmëritë ishin të larta, vetë Nehammer pas takimit u tha gazetarëve se ai nuk kishte “asnjë përshtypje optimiste” për të raportuar nga biseda. Sipas tij, Rusia po përgatit një ofensivë në shkallë masive në Ukrainën lindore.
“Ofensiva me sa duket po përgatitet në një shkallë masive. Nuk ishte një vizitë miqësore, por një përballje e qartë me faktet.”-tha ai.
“Ky është një formë arsyetimi që unë nuk e pranova, por theksova se duhet të jetë detyrë e ushtrisë ruse që të sigurojë sigurinë e këtyre korridoreve, në mënyrë që të evakuohen civilët që po durojnë kaq shumë vuajtje gjatë kësaj lufte.”- tha ai.