GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë në plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai tha se vendi ynë është një shembull i mirë për të gjithë vendet e rajonit, ndërsa konkretisht u ndal tek ratifikimi i tri marrëveshjeve, që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që t’i realizojnë ato.
“Në takimin e fundit, vendet pjesëmarrëse nënshkruan tri marrëveshje. Shqipëria priu e para në rajon me shembull të mirë dhe në janar I ratifikoi marrëveshjet. Ky është model i mirë për rajonin dhe përparimin e tij. Integrimi 6 vendeve në BE, për qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë që t’i presim sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë në BE. Përparimet e Shqipërisë është një sinjal shumë i mirë.
Ai tha se marrëdhëniet bilaterale Gjermani-Shqipëri janë të shkëlqyera.
“Marrëdhëniet bilaterale mes nesh janë të shkëlqyera. Ne jemi të gëzuar, që e llogarisim Shqipërinë si partnere të rëndësishme në sferën ndërkombëtare. Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ai.