Binali Yildirim, kandidati i partisë në pushtet në një rivotim te diskutueshmëm për zgjedhjet bashkiake të Stambollit, pranoi humbjen të dielën.
Rezultatet fillestare nga agjencia e lajmeve shtetërore Anadolu treguan kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu duke udhëhequr me 53.69 për qind ndaj Yildirim me 45.4 për qind, me më shumë se 95 për qind të fletëvotimeve të numëruara.
“Sipas rezultatit te deritanishem konkurrenti im Ekrem Imamoglu është duke udhëhequr garën. Unë e përgëzoj dhe i uroj fat të mirë “, tha Yildirim.