Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet të PS në Berat Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP Berat Ledian Shehu.

Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje- sipas Ministrisë.

Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, Fadil Nasufi në bashkëpunim me Regjistruesin Ledian Shehu kanë bërë shpërndarje të çertifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme përdorimin e veprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të  parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka urdhëruar gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat Ledian ShehuKandidati Nasufi dhe regjistruesi i ZVRPP Berat Ledian Shehu janë kallëzuar për 3 akuza; “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Veritas.com.al/