Ndërsa janë numëruar 53 kuti nga 74 në total, kandidati socialist Albert Halilaj kryeson bindshëm me 9222 vota krahasuar me rivalin opozitar, Emri Vata që numëron 5397 vota. Për rezultat të deritanishëm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rezultati flet qartë për besimin e qytetarëve ndaj PS.

Postimi i kryeministrit Rama:

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin

FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE❤️

/abcnews.al