Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa fotografi nga punimet që po bëhen në Lungomaren e re të Durrësit.

Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt madhor do t’i japë një rëndësi më të madhe qytetit turistik.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan kreu i qeverisë.