
Sekretariati i Etikës shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS në lidhje me kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi. Më konkretisht: Flamur Noka përjashtohet nga seancat plenare me 30 ditë; Bledjon Nallbati përjashtohet nga seancat plenare me 20 ditë; Saimir Korreshi përjashtohet nga seancat plenare me 5 ditë.
Kujtojmë se në seancën e së hënës, deputetët e opozitës protestuan sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist, Vullnet Sina fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni. Edhe dy deputetët e tjerë janë akuzuar për bllokim të punës në Kuvend.