Pas kaosit të zhvilluar në seancën e së enjtes, socialistët kërkojnë përjashtimin e 5 deputetëve nga opozita.
Mësohet se PS-ja pritet të marrë masa për përjashtimin e Gazment Bardhit, Luan Baçit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Ervin Salianjin. Vendimi do të merret në orën 13:00 në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.
Kaosi erdhi pas kërkesës së Bardhit për rikthimin e Sali Berishës në grup parlamentar demokrat, kërkesë kjo e cila gjeti kundërshtimin e shumicës, me argumentin se duhet të ketë një vendim partie, të PD-së së Lulzim Bashës.
Kujtojmë se me ndryshimin e rregullores së Kuvendit, vetëm me votat e mazhorancës, një deputet mund të përjashtohet deri në 60 ditë.