Kuvendi i Shqiperise sot iu kerkoi deputeteve te opozitës qe te votojne marreveshjen e dates 5 qershor mbi Reformen zgjedhore.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor. Pisonero shkruan në “Tëitter” se marrëveshja për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR ishte kusht i Këshillit Europian për negociatat dhe se çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.

VERITAS.COM.AL/