Një risi në strukturën e qeverisë rët e fundit të ditës së sotme. Burime i thanë Top Channel, një media afër qeverisë, se në Presidencë ka mbërritur e firmosur kërkesa e kryeministrit Rama për dekretimin e ekzekutivit të ri.
Por njëri nga dikasteret ka ndryshuar emrin pas ‘pakënaqësisë’ që shprehu zonja Vlahutin- ambasadore e BE- për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit. Ministria e Jashtme është bërë me një shtesë emri “Europe” dhe do të quhet ‘Ministri e Europës dhe e Punëve të Jashtme’
Mesa duket, kryeministri Edi Rama ka reflektuar në këtë ndryshim, njëfarë shqetësimi që ngjalli mungesa jo vetëm e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit Europian, po edhe thjesht mungesa e termit “integrim europian” në përbërjen e kabinetit të ri, shqetësim që u shpreh dhe nga ambasadori i BE në Tiranë.
Mendohet se ky emërtim e mbyll debatin qoftë për strehën e re të ministrisë së vjetër të Integrimit, qoftë për praninë e termit Europë në përbërjen e Qeverisë së re.
Veritas.com.al/