Shtatë deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin nga seancat plenare dhe punimeve të komisioneve për një grup deputetësh nga radhët e Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.
Ata i kërkojnë kryeparlamentares Lindita Nikollës përjashtim me dhjetë ditë për deputetët në fjalë kurse për Spahon është kërkuar të përjashtohet për 20 ditë. Ai u bë protagonist duke i fryrë bilbilit me orë të tëra gjatë kohës që zhvillohej seanca plenare e së enjtes.