(FOTO: Arkiv)
BRUKSEL (Reuters) – Bashkimi Evropian i kërkoi Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojë vendimin e saj për të ndërprerë lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetit për trajtimin nga ana e saj të pandemisë koronavirus.
“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për bashkëpunim të zgjeruar dhe zgjidhje të përbashkëta. Duhet të shmangen veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe diplomati më i lartë i BE, Josep Borrell, në një deklaratë .
“Në këtë kontekst, ne bëjmë thirrje që Sh.B.A të rishqyrtojë vendimin e saj të shpallur,” tha ajo, një ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi masën, duke akuzuar agjencinë e OKB-së se po bëhej një kukull e Kinës.
VERITASS.COM.AL