Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar sot me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku nuk kanë munguar edhe mesazhet indirekte për Sali Berishën. Përmes një mesazhi në twitter, Kim sigurohet që të bëjë të qartë që në fillim se kë njeh SHBA për kryetar të Partisë Demokratike, duke theksuar se është Lulzim Basha, ndërsa shpreh binden se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit. Takimi është zhvilluar në zyrën e ambasadores Kim, ku fokusi ka qene edhe te përthithja e investime amerikane.
“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.
SHBA është treguar e qartë me qëndrimin kundër Sali Berishës, të shpallur ‘non grata’ për minim të demokracisë dhe korrupsion. Më herët edhe Escobar ka theksuar se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Situata në PD është në kulmin e tensionimeve, që nisën që kur Berisha nuk e pranoi dot faktin që Basha ta përjashtonte fillimisht nga grupi i PD dhe me pas nga vete partia, teksa demokratët duket se po shkojnë drejt një përçarje të parikuperueshme.