Një ditë pasi përcolli shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për financimin rus në Shqipëri tek KQZ dhe përfaqësitë e partive politike, ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me dy krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, Taulant Ballën e Enkelejd Alibeajn. Zbardhjen e fokusit të bisedës mes dy krerëve të grupeve parlamentare dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, e zbuloi vetë ambasada amerikane në një njoftim në rrjetet sociale.

ambasadorja amerikane ka vënë në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë se bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë. Kim theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate.