Sipas Reuters/
Në qoftë se Koreja e Veriut do të lëshojë raketa dhe të kërcënojë Shtetet e Bashkuara, atëherë Kina do të qëndrojë neutrale. Por në qoftë se se Shtetet e Bashkuara do të sulmojnë e para dhe të provojë të rrëzojë regjimin në Koenë e Veriut, Kina do ta ndalojë. Kështu raporton një gazetë kineze sot, e Premte.
Presidenti Trump e ngriti retorikën kundër Koresë së Veriut dhe liderit të saj ditën e Enjte, duke paralajmëruar Phenianin kundër sulmit të paralajmëruar në Guam ose kundër aleatëve të SHBA si në territoret e Japonisë ose në detin Pacifik.
Kina si aleati më i madh dhe partner tregtar i koresë së Veriut, ka përsëritur thirrjet për durim gjatë krizës, ku po përshkallëzohet tensioni mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Gazeta “Global Times” , gazetë shtetërore , me një tirazh shumë të madh në vend si dhe gazeta ‘People’s Daily’ e Partisë Komuniste të Kinës kanë shkruar editoriale se Pekini nuk është në gjendje që të ndjekë Phenianin ose Uashingtonin për t’i kthyer pas.
“Duhet të bëjmë të qartë qëndrimin e Kinës për të gjitha palët dhe të bëjë që ët kuptojnë se kur veprimet e tyre të armiqësojnë interesat e Kinës, atëherë Kina do të përgjigjet me dorë të ashpër”- shkruan gazeta.
“Kina, gjithashtu bën të qartë se në qoftë se Koreja e Veriut, e para, lëshon raketat që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, atëherë Kina do të qëndrojë neutrale”- shton ajo.
Por “në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut nisin sulmet dhe përpiqen të rrëzojnë regjimin Korean- Verior dhe të ndryshojnë partnerët politik në gadishullin Korean, atëherë Kina do t’i ndalojë që ta bëjnë këtë”- shkruan gazeta.
Veritas.com.al/