Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka afirmuar te homologu i tij në Kinë ,  Xi Jinping, mbështetjen e tij për politikën “Një Kinë, kur kanë folur në telefon, një bisedë që Shtëpia e Bardhë e përshkruan si “të gjatë” dhe “ekstremist të përzemërt”. Politika “Një Kinë” nuk merr njeh sovranitetin e Taiwan-it.

Lëvizja e Trump iu ka mbyllur gojën mediave të majta kritike ndaj Trump sikur “presidenti i ri po rrezikon” një konflikt ku Kina do të sfidonte kapitalizmin në rajon. Megjithatë mediat po bëjnë pyetje përsëri se si mundi të ri-gjejë Trump gjuhën dhe marrëdhënie të mira me Xi- president i Kinës.

Sipas asaj që lexohet na deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, në telefonatën e natës vonë, Trump dhe Xi “diskutuan një numër temash dhe Presidenti Trump u pajtua me kërkesën e presidentit Xi që të respektohet politika “Një Kinë”. Versioni i Shtëpisë së Bardhë mbi ngjarjen nuk shton ndonjë informacion rreth politikave të diskutuara gjatë bisedës telefonike, veçse u tha se “diplomatët së shpejti  do të angazhohen në negociata ballë për ballë për çështje të interesit të përbashkët”. Shtëpia e Bardhë theksoi se biseda ishte “ekstremist e përzemërt” dhe se pritet që kjo të jetë e para në radhën e bisedave të tilla në të ardhmen.

Verisoni kinez rreth ngjarjes i bëri jehonë deklaratës së Shtëpisë së Bardhë mbi bisedën. Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” raporton që Xi të ketë thënë  “Kina është gati të zhvillojë bashkëpunim me përfitime reciproke me Shtetet e Bashkuara në fusha të ndryshme siç është tregtia, ekonomia, investimet, shkenca dhe teknologjia, energji, kulturë dhe infrastrukturë”.

/Veritas.com.al/