Ambasada italiane në Tiranë shkruan:
U zhvillua dje pasdite ceremonia e dhënies së titullit të nderit “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë” Ilir Butka. Edhe pse në vështirësi reale për shkak të kësaj Pandemie, nuk mund të linim për më vonë dorëzimin e këtij titulli, për një njeri i cili ka punuar kaq shumë në përhapjen e Kulturës Italiane në Shqipëri që kur, 30 vite më parë, kaloi detin me kurajë për të arritur në Vendin tonë në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Për Ambasadorin tonë, Fabrizio Bucci, ky është titulli i parë i nderit që ai dorëzon që prej marrjes së detyrës këtu në Tiranë, një gjest simbolik, tani më shumë se kurrë, sepse bën të kujtohet me forcë një moment historik i cili ka shenjuar një lidhje të ngushtë midis “dy atdheve të tij”, siç dëshiron t’i quajë gjithmonë Ilir Butka.
Themelues i Balkan Film Market, ndër ideuesit e “Anija e Ëmbël”, drejtor në Shqipëri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, janë vetëm disa nga elementet kryesore të një karriere kushtuar takimit midis dy kulturave, sot të lidhura ngushtë. Është për ne krenari të pohojmë se Komuniteti shqiptar në Itali është ndër më të gjerët e më të integruarit!
Si è celebrato ieri pomeriggio il Conferimento dell’onorificenza di Cavaliere dell’Ordine della Stella d’Italia a Ilir Butka. Nella concreta difficoltà di questa Pandemia, non potevamo però rimandare la consegna di questa onorificenza, per un uomo che tanto si è speso nel diffondere la Cultura Italiana in Albania da quando 30 anni fa ha percorso il mare con coraggio per raggiungere il nostro Paese alla ricerca di un futuro migliore.
Per il nostro Ambasciatore, Fabrizio Bucci, si tratta della consegna della prima onorificenza dall’insediamento qui a Tirana, un gesto simbolico, in questo momento più che mai, perché contribuisce a ricordare con forza un momento storico che ha segnato un legame profondo tra “le sue due patrie”, come ama sempre definirle Ilir Butka.
Fondatore del Balkan Film Market, tra gli ideatori de “La Nave Dolce”, direttore in Albania del Centro di Cinematografia nazionale, sono solo alcuni dei tratti salienti di una carriera votata all’incontro tra due culture, oggi saldamente in connessione. E’per noi un orgoglio affermare che la Comunità albanese in Italia è tra le più numerose e più integrate in Italia!/Ambasciata d’Italia a Tirana