Fier – Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu fshatrat Drizë dhe Peshtan është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe forcat në terren.
Sipas të dhënave zyrtare, fatkeqësia natyrore nisi më 05.07.2026 rreth orës 11:00 dhe u lokalizua e më pas u shua në orën 20:20. Zjarri përfshiu sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, duke djegur rreth 100–110 hektarë.
Në operacionin e gjerë të shuarjes u angazhuan forca të shumta, përfshirë helikopterë dhe mjete zjarrfikëse nga disa bashki të qarkut Fier, si dhe forca të Forcave të Armatosura.
Në total u përdorën 4 mjete ajrore dhe 15 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 efektivë zjarrfikës, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 40 efektivë policie, si dhe dhjetëra forca bashkiake dhe vullnetare nga zonat përreth.
Ndërsa një person është arrestuar për zjarrin në Drizë.
Për shkak të rrezikut të përhapjes pranë banesave, u krye evakuimi i përkohshëm i 7 familjeve, ndërsa falë ndërhyrjes në kohë u shmangën dëme në struktura banimi, megjithëse flakët arritën deri në oborret me bimësi.
Komente