KLP ka emëruar unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Mësohet se për Hajnajn, zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, anëtarët votuan me 9 vota pro.
Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.
Hajnaj do të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.
PD paralajmëroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së teksa akuzoi Ramën se me vendosjen e saj do të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.
VERITAS.COM.AL