Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje me të pesë partitë aleate parlamentare. Marrëveshja është arritur sonte në mbrëmje mes PD, PR, PAA, PDK, PBDNJ dhe LZHK.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen me krerët partive më të mëdha në kampin e tij. Pas disa takimesh të gjata është rënë dakord që pas Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit.  Marrëveshja me ata u arrit dje. Edhe Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule të futen në zonën e konsideruar fituese të listave të PD-së.

Sipas marrëveshjes PR, PAA dhe PBDNJ do të kenë edhe nga një kandidat të diskutueshëm në listat e PD-së dhe 2 të tjerë nga fundi në renditje. Nga takimet e bëra duket se PD nuk do të ketë një marrëveshje me AKZ të Kreshnik Spahiut që nuk dihet nëse do të garojë në zgjedhje.

Sot në mbrëmje, në programin televiziv ‘Zonë e Lirë’ të Klan, zoti Spahiu ka deklaruar se tërhiet nga politika dhe ka bërë kritika të ashpra ndaj PD e Lulzim Bashës.

PD ka afat deri në mesnatë të dorëzojë listat e kandidateve për deputetë.

/Veritas.com.al/