Nga. G. Miri/
Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike ka shpërndarë sot një njoftim mbi regjistrimin e anëtarëve që do të votojnë më 22 korrik për kryetarin e ri të PD. Në njoftim bie në sy kjo pjesë: “Lista e anëtarëve dhe hollësitë e tyre nuk do të bëhen të njohura sa për arsye ligjore, edhe për arsye morale”. Domethënë Komisioni i ndihmon anëtarët që të fshehin pjesë nga turpi i tyre.
Dy kandidatët: Lulzim Basha dhe Eduart Selami, deri tani më i favorizuar është Basha, sepse ka në shërbim gjithë strukturën e PD si dhe Komisionin e Zgjedhjeve. Në shërbim të kryetarit ‘të ngrirë’ Basha, Komisioni i Zgjedhjeve po manovron me listat e anëtarëve të PD që do të votojnë ditëne 22 korrikut.
Komisioni i Zgjedhjeve, i kryesuar nga Jemin Gjana, një ish- ministër dhe simpatizant pasionant i kryetarit Basha, ka urdhëruar sot që të mos shpallen listat dhe të mbahen brenda për brenda organizmave të PD.
Por pjesa e ‘moralit’ e anëtareve që po iu ruhet anëtarëve të PD, sipas vendimit të Komisionit, nuk bëhet e qartë.
Mbetet enigmë cila pjesë ‘morale’ nuk duhet zbuluar: Që janë anëtarë të PD? Që kanë kryer ndonjë vepër penale që e di vetëm Komisioni? Që kanë kryer vepra turpi dhe i di vetëm Komisioni?
Apo kjo ka të bëjë me aktet korruptive në fushatën për zgjedhjen e kryetarit, shtimin e listave me anëtarë false dhe manipulimin?… Sepse ky ‘moral’ i pamoralshëm nuk duhet zbuluar.
Veritas.com.al/