Nga: James Crisp
Komisioni Evropian refuzoi të kërkojë falje të hënën pasi presidentja e saj u paraqit në një video ne nje mbremje politike për partinë në pushtet para zgjedhjeve në Kroaci.
Ursula von der Leyen u akuzua për ndërhyrje në votimin kombëtar dhe për shkelje të pritshmerive të asnjanësisë pasi videoja për Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ),që fitoi zgjedhjet e së Dielës, u postua në fundjavë.
Zëdhënësi i komisionit tha të hënën se videoklipi,i cili u filmua në studiot e ekzekutivit të BE-së nga stafi i saj, ishte menduar si një kontribut “në kapacitetin e saj personal”.
Ai u tha gazetarëve në konferencën e përditshme për shtyp në Bruksel se ishin bërë “gabime”, përfshirë përdorimin e një sfondi që përfshin selinë e Komisionit dhe flamurin e BE-së, por nuk pranoi të thoshte me fal.
“Gabimet u bënë dhe gjëja e rëndësishme është të sigurohemi që gabime te tilla nuk përsëriten,” tha ai, pas pyetjeve të shumta nëse Zonja von der Leyen do të kërkonte falje për gafën.
Zëdhënësi fajësoi producentet Kroatë të videos për shtimin e një titulli që lexonte Presidentja e Komisionit Evropian në klipin e zonjës von der Leyen.
Ai tha se zonja von der Leyen mendoi se ishte “”gje e mirë për demokracinë Evropiane “që komisionerët të kishin” një jetë politike aktive “, me kusht që ata të respektonin kodin e tyre të sjelljes.
Presidentja e komisionit i raportoi Ombudsmanit Evropian, i cili heton keqadministrimin në institucionet e BE-së, pasi theu tabunë e gjatë.
“Ajo dëshiron të sigurojë që procedurat e duhura janë duke u zbatuar për të shmangur një gabim të tillë të paqëllimshëm përsëri në të ardhmen”, tha zëdhënësi.
HDZ e Kroacisë, e cila tani duhet të përpiqet të krijojë një qeveri koalicioni, është një anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, e cila llogarit zonjën von der Leyen si anëtare.
Në këtë video u shfaqën politikanë të tjerë të PPE-së, si udhëheqësit e Austrisë, Letonisë dhe Bullgarisë dhe Irlandës, ish-kryeministri Leo Varadkar, si dhe Komisionerja e BE-së e Kroacisë, Dubravka Šuica. Angela Merkel, një aleate e zonjës von der Leyen,nuk do ta bënte këtë.
Veritas.com.al