Në nisje të konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama e cilësoi moment tejet domethënës për vitin që lëmë pas, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Por, është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar me siguri më parë, se ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës do të ishte i pamundur nëse një skuadër me qindra e qindra punonjës të administratës politike, negociatorë, drejtues grupesh, nuk do kishin bërë punën e shkëlqyer me screening, ose me diagnozën e gjithë sistemit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat. Për hir të së vërtetës ecuria e këtij procesi, vlerësimet befasuese të Komisionit Europian, të qeverive që ishin përfaqësuese të shteteve më skeptike për performancën e skuadrës tonë kombëtare, janë një shtysë e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në të gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë administrata e vendit. As nuk përfaqësohet, as nuk shpjegohet me rastet e atyre punonjësve që për një arsye a për një tjetër nuk e nderojnë shtetin tonë, flamurin tonë dhe bëhen me të drejtë objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve apo veprimeve të tyre të padenja nga mediat, apo drejtësisë”, deklaroi Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *