Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, doli në një konferencë urgjente për mediat, lidhur me shkeljet kushtetuese të presidentit dhe daljen e  tij mbi Kushtetutën, Kuvendin dhe vetë sovranin. Sipas tij, me vendimin e tij presidenti ka bërë disa shkelje, mes tyre ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli.

‘Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata.

Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019. Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë.

Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese. Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë”,- tha Balla.

Ne fund te Konferences, Balla shpalli vendimin e Kuvendit per shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Veritas.com.al/