Një raport konfidencial ka zbuluar arsyet e humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit.

Raporti i publikuar nga ‘GSH’ thekson marrëveshja e 18 majit mes kryetarit të PD-së, Basha dhe kryeministrit Rama ka luajtur një rol të madh në humbjen e zgjedhjeve.

Marrëveshja çoi në mbylljen e protestës në çadër të demokratëve dhe futjen e PD-së në zgjedhje.

Përveç saj, arsye tjetër që ndikoi është edhe vonesa në përgatitjen e fushatës për shkak të protestës 3-mujore të qëndrimit në çadër dhe ky fakt është pranuar edhe nga kreu i PD-së, Basha, në mbledhjne e fundit të kryesisë së partisë.

Lista e kandidatëve për deputetë, e hartuar nga Basha ka sjellë gjithashtu pakënaqësi në bazën e partisë.

Arsye të tjera që përmenden në raport janë edhe blerja e votës dhe sabotimi i kritikëve të Bashës në fushatë.

Veritas.com.al/