Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba i ka dërguar një mesazh ish-kryetarit të LVV-së dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai, për të ka thënë se “veç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar i Komunës, ndërsa vendin se ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Ky është postim i plotë i Zybës, pa ndërhyrje:

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba në Facebook.

Të kujtojmë se Zharku ishte dënuar nga drejtësia kosovare, por ai kishte ikur nga Kosova, pasi kishte edhe shtetësinë e Kosovës dhe pas përfundimit të afatit të dënimit, është kthyer në Kosovë”.

Veritas.com.al/