Një makinë bombë ka shpërthyer në selinë e Policisë në Cizre, jug-lindje e Turqisë, duke vrarë 11 policë dhe plagosur 78.
Shpërthimi i fuqishëm në ora 07 të mëngjesit (04:00 GMT) kishte si objektiv pikën e kontrollit, dhe la të shkatërruar godinën e policisë.
Kryeministri Binali Yildirim fajësoi Partinë e Punës të Kurdëve ( e ndaluar) PKK, dhe pranoi të thotë se “sulmet e turpshme do të marrin përgjigjen e merituar “.
Cizre ka qenë subjekt i disa maktheve që i ka mbyllur brenda banorët për shkak të luftimeve të autoriteteve Turke me luftëtarët e PKK.
Organizatat e të drejtave të njeriut të OKB kanë kërkuar hetime të plot mbi akuzat se më shumë se 100 njerëz janë varrosur të gjallë në Cizre – një qytet i varfër pranë kufirit me Sirinë
(Sipas BBC)