Një 21-vjeçar është ndaluar nga Policia e Korçës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ndalimi i tij u krye pas lindjes së një 14-vjeçare në maternitetin e Korçës. Ai ka pranuar atësinë e fëmijës dhe është ndaluar nga Policia.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në maternitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga  Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, citon A2 deklaratën e Policisë.