Koreja e Jugut thotë se avionët e saj gjuajtën të shtëna paralajmëruese mbi një aeroplan survejimi rus që hyri në hapësirën ajrore të saj të martën.
Zyrtarët thanë se aeroplani shkeli dy herë hapësirën ajrore mbi ishujt e diskutueshëm Dokdo / Takeshima, të cilat janë të pushtuara nga Koreja e Jugut, por qe gjithashtu pretendohen nga Japonia.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ka ngritur avionë luftarakë në përgjigje dhe ka gjuajtur 360 te shtëna me mitraloz.
Rusia ka mohuar shkeljen e hapësirës ajrore të vendit.
Moska tha se dy prej bombarduesve të saj kryen një stërvitje të planifikuar mbi “ujërat neutrale” dhe mohoi ndonjë gjuajtje paralajmëruese qëlluar nga avionët e Koresë së Jugut.
Ky është incidenti i parë i këtij lloji midis Rusisë dhe Koresë së Jugut.
Veitas.com.al/