Koreja e Veriut duket se ka zbuluar detaje për dy raketa akoma të paprovuara gjatë një inspektimi të liderit Udhëheqësit Suprem, Kim Kong-un, në fabrikën e prodhimit, ku ndodhej edhe media.

Prania e medias dhe fotot nga fabrika kanë përhapur detaje dhe ‘sekrete’ mbi armën bërthamore të Koresë së Veriut

Fotografitë e shpërndara nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, të shoqëruara me raportime nga vizita e zotit Kim në objektet e Akademinë e Shkencave të Mbrojtjes, kanë treguar të gjitha listat ku përshkruhen raketat. Listat janë emërtuar si ‘Hwasong-13’ dhe ’Pukguksong-3’.

Hwasong-13 tregon se do të jenë tre faza të ICBM (Inter Continental Ballistic Missile), ndërsa listat tregojnë Pukguksong-3, gjithashtu të fshehura nga zyrtarët- një nëndetëse të lëshimit të raketave balistike (Submarine Launched Ballistic Missile-SLBM).

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut ‘aksidentalisht’ lë hapur detaje të zhvillimeve të rëndësishme përmes fotove. Kjo është parë nga analistët si një mënyrë për të treguar fuqinë ushtarake dhe me këtë rrugë t’u dërgojë mesazhe armiqve të Koresë.

Veritas.com.al/