Koreja e Veriut ka kryer një test tjetër provë të raketës balistike, vetëm një ditë pasi presidenti i ri u vendos në zyrë në Jugu.

Zyrtarë japonezë thonë se raketa, e cila u lëshua që nga Kusong në jug-prëndim, kapi një lartësi deri në 2,000 km.

Presidenti i ri i zgjedhur në Korenë e Jugut, Moon Jae-in, i cili e bëri fushatën presidenciale mbi angazhimin me Veriun, tha se ky ishte një provokacion.

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për “sanksione më të forta” kundër Koresë së Veriut, ndërsa Kina po nxit vetpërmbajtje.

Një seri provash raketore në Korenë e Veriut, të cilat janë të ndaluar nga Kombet e Bashkuara- kanë krijuar një alarm ndërkombëtar dhe kanë rritur tensionin me Shtetet e Bashkuara.

Dy raketat e lëshuara muajin e kaluar, dështuan të dyja, dhe një raketë që shpërtheu vetëm pak minuta pas nisjes në fluturim.

/Veritas.com.al/