Media shtetërore e Koresë së Veriut ka ngritur idenë e një mundësie që vendi i izoluar do të “ndërtojë një marrëdhënie të re”me Shtetet e Bashkuara.

Kjo vjen një ditë para se lideri Kim Jong-un i Koresë së Veriut të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për bisedimet e tyre historike.

Komentet shënojnë një ndryshim tonesh nga Koreja e Veriut disa dekada armiqësie ndaj Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, zoti Trump ka thënë se ka një “ndjesi të mirë” rreth samitit të shumë- pritur.

Veritas.com.al/