Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore, duke shkelur sanksionet e OKB-së, thotë një raport i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Ai gjithashtu thotë se Pyongyang ka bere apel për një “rritje masive” të transferimeve ilegale nga anija në anije të produkteve të naftës dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit.
Raporti konfidencial nga një panel ekspertësh të pavarur u paraqit të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Koreja e Veriut deri më tani nuk ka komentuar rezultatet e dokumentit.
Javën e kaluar, zyrtarët e SH.B.A.-së thanë se Pyongyang duket se po ndërtonte raketa të reja balistike, pavarësisht lidhjeve të ngrohta se fundi me administratën e Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe premtimet për tu denuklearizuar.
Veritas.com.al/