Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 64-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.
“Një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e intubuar prej më shumë se 2 javësh, ka ndërruar jetë. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, bëri të ditur ministria.
Ndërkohë, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.
VERITAS.COM.AL/