![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/03/obsh-442x249.jpg)
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se është veçanërisht e shqetësuar nga situata e Covid 19, në Ballkan dhe në Europën Qendrore, duke e vënë theksin tek fakti që shtrimet në spital në rajon dhe niveli i vdekjeve janë ndër më të lartat në botë.
Drejtuesi rajonal i OBSH për Europën theksoi se situata është më “akute” në zonat që kanë qenë të suksesshme “në kontrollin e sëmundjes gjatë muajve të parë të pandemisë”.