![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/07/08530000-0a00-0242-c668-08db08221f1f_w408_r1_s.jpg)
Pas mbledhjes se qeverisë, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi se vendi po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Komunat e Veriut, sipas marrëveshjes së dakordësuar në Bratislavë, por Kurti deklaroi se zgjedhjet nuk mund te mbahen nese nuk ka shtensionin te situates ne terren. Kreu I Qeverise ne Kosoves deklaroi gjithashtu se presin që të ketë heqje të sanskioneve nga Bashkimi Europian përpara se këto zgjedhjeve të mbahen.
Albin Kurti foli edhe mbi lirimin e serbëve të arrestuar si pasojë e trazirave që ata shkaktuan në veri duke plagosur gazetarë dhe trupa të KFOR-it. Kreu I qeverisë së Kosovës deklaroi se nuk I di rrethanat e lirimit të tyre ndërsa shtoi se është i pakënaqur me punën e Prokurorisë.
Albin Kurti u zu në vështirësi kur u pyet mbi hetimet që po kryehen ndaj 5 ministrave dhe 2 zv ministrave të qeverisë së tij per korrupsion dhe vepra penale, ndërsa përgjigja e tij ishte se nuk ka informacion mbi këtë çështje.
Pasi u pyet mbi këto hetime Kurti zgjodhi të mbyllte menjëherë konferencën për shyp pavarësisht interesimit të mëtejshëm të gazetarëve mbi çështje të tjera.