Kryesia e Kuvendit e ka miratuar kërkesën e deputetëve të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme.

Seanca mbahet sot në orën 15.00.

Këtë e ka bërë të ditur Memli Krasniqi i PDK-së. Duke folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ai ka thënë se “Kuvendi e ka për obligim të mblidhet dhe ta diskutojë këtë çështje, sepse kjo shënon pikën më të ulët të marrëdhënieve me SHBA-në prej se ekziston”.

“Do të ketë debat parlamentar për rrezikimin e miqësisë me SHBA. Tash çdo ditë kemi deklarime nga përfaqësues të shtetit amerikan për mundësinë jo vetëm për suspendim të mjeteve, por edhe për tërheqjen e mundshme të trupave ushtarake nga Kosova. Kuvendi e ka për obligim dhe duhet të mblidhet për këtë çështje. Ne si opozitë nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj këtyre zhvillimeve”.

Lidhur me raportet me SHBA-në është pyetur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se qëndrimin e saj për këtë çështje do ta thotë në seancë.

VERITAS.COM.AL/