Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi në një konferencë për media një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës. Ai u shpreh se propizimet ua ka përcjellë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Ai shtoi se s’ka marrë ende asnjë përgjigje për këtë propozim, që sipas tij do të qetësonte situatën.
Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.
“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.